KMDLNJ

KMDLNj kërkon që rasti i teksteve shkollore të sqarohet deri në fund dhe të mos mbetet vetëm si përplasje midis pozitës e opozitës

Në një reagim të  KMDLNj-së lidhur me tekstet shkollore thuhet se u  krijuan radhë të gjata  dhe viti shkollor filloi me vonesa, pasi nxënësit që nuk ishin pajisur me tekste të reja, ose shkuan me tekste të vjetra ose fare pa to. Tash, përgjegjësia për këtë rrëmujë të shkaktuar dhe komplikim të gjendjes endej si topi i ping – pongut, nga njëra fushë Ministria  te tjetra, botuesit,  ndërsa prindërit dhe nxënësit e pësuan shkak i papërgjegjësisë institucionale, në radhë të parë e pastaj nga përgjegjësia nuk mund të lirohen krejtësisht as botuesit. Qeveritë e mëparshme e kishin krijuar një standard të furnizimit me libra shkollorë falas dhe kjo mirë funksiononte, prandaj për KMDLNj-në mbetet i paqartë shkaku pse MASHTI veproi në këtë mënyrë. Nëse MASHTI përmes kësaj forme të kompensimit ka arritur të kursejë mjete nga buxheti i Kosovës, pra nëse kostoja del të jetë më e lirë se nga ato të mëhershmet, atëherë edhe mund të arsyetohet dhe të mos i nënshtrohet përgjegjësisë”, është thënë në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …