Mbi 96 milionë euro ka arritur fitimi i pastër i bankave komerciale për periudhën janar-korrik 2023

Mbi 96 milionë euro ka arritur fitimi i pastër i bankave komerciale për periudhën janar-korrik 2023

Mbi 96 milionë euro ka arritur fitimi i pastër i bankave komerciale për periudhën janar-korrik 2023, fitim ky që nuk është arritur asnjëherë më pare që nga paslufta. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektori bankar i vendit gjatë kësaj periudhe kohore ka realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej mbi 240 milionë euro, përderisa pas shpenzimeve prej 145 milionë euro, fitimi i pastër ka arritur në 96.4 milionë euro.  Kjo shumë e lartë e fitimeve, më e larta që nga paslufta, është rezultat i shtrenjtimit të kredive dhe shërbimeve bankare. Norma mesatare e kredive ka arritur në 6.6 për qind, përderisa norma mesatare e interesit në depozita është 2.7%, raporton Front Online.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …