Dëshmitari i radhës i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është Agim Idrizi nga komuna e Kaçanikut

Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, Agim Idrizi, thuhet se ka qenë pjesëtar i policisë lokale serbe në vitin 1998

Në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të radhës, Agim Idrizi, e i cili po prezantohet pa masa mbrojtëse. Në pyetjet e para nga prokuroria, ai tregoi për mbajtjen në ndalim nga pjesëtarë të UCK-së. Ndërkohë  është përballë me një dokument të policisë serbe të  vitin 1998. Sipas këtij dokumenti, në atë kohë ishte krijuar një polici lokale në Kaçanik dhe pjesë e kësaj liste ishte edhe Agim Idrizi. Prokuroria e ka pyetur nëse është në dijeni për këtë, por ai e ka mohuar duke thënë se nuk është regjistruar. Unë e di kush me ka shti në listë dhe për çka me ka shti. Le të tregojnë nëse kam qenë unë roje pylli. Ai  tha se e di se kush ia ka vendosur emrin e tij në listën e milicëve të Serbisë, por nuk e ka treguar emrin.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …