25% e popullatës së Maqedonisë jeton jashtë vendit

25% e popullatës së Maqedonisë jeton jashtë vendit

Trendi i migrimit së popullatës në Ballkanin Perëndimor mbetet tejet i lartë. Në bazë të një hulumtimi të bërë nga ‘Pew Research Center’, numri i shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit llogaritet të jetë rreth 520 mijë vetë. Në këtë numër përfshihen të gjithë ata që kanë emigruar deri në fund të vitit 2015 në shtete të ndryshme të Evropës por edhe më gjerë. Nëse përkthehet në përqindje, atëherë i bie që 25% e popullatës së Maqedonisë jeton jashtë vendit. Nga vendet e rajonit, Bosnja numëron më së shumti shtetas të emigruar (1.650.000 emigrantë), pas saj vjen Shqipëria (1.120.000 persona), Serbia (960.000 persona), Kroacia (870.000 persona), Maqedonia (520.000 persona) dhe i fundit është Mali i Zi (140.000 persona). Në këtë analizë nuk është përfshirë fare Kosova, ku numri i të emigruarve llogaritet të jetë po kaq i lartë.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …