Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të ditës së Policisë së Kosovës, u mbajtën aktivitete të shumta tematike, prezantuese e ndër-komunikuese

Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të ditës së Policisë së Kosovës, u mbajtën aktivitete të shumta tematike, prezantuese e ndër-komunikuese

Me rastin e shënimit të njëzet e katër vjetorit të ditës së Policisë  së Kosovës, sot kudo në vendin tonë   janë mbajtur aktivitete të shumta tematike e ndër-komunikuese, të cilat janë  përcjellë nga qytetarët dhe mediat. Në të gjitha stacionet policore të Policisë ishte e  vendosur,  “Porta e hapur” duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar kanë vizituar  stacionet policore. Në Sheshin  Skënderbeu, në qendër të kryeqytetit  ishte bërë ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore. Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë ekspozuar pajisje policore: armë, robotikë, automjete, autoblinda, motorë, pajisje të forenzikës dhe ato të mjekësisë janë ekspozuar gjersa qytetarë të shumtë kanë shprehur interesimin që t’i shohin nga afër. Në ceremoninë zyrtare, me këtë rast kanë marrë marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …