leoni

Haxhiu: Në dialog po shkojnë persona të papërgatitur që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë po ndajnë me Serbinë

Prokuroria Speciale e Kosovës reagoi kundër deklaratave të papërgjegjshme, të pamatura e paragjykuese të ministres, Albulenë Haxhiu

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për riciklimin e vazhdueshëm të deklaratave paragjykuese, të pamatura dhe të pa verifikuara ndaj këtij institucioni nga ana e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, siç ndodhi mbrëmë në emisionin “Context” të ATV-së. Prononcimet e paskrupullta publike të Ministres së Drejtësisë, për, kinse, mosveprim dhe neglizhencë të PSRK-së ndaj rasteve të ndryshme, demantohen plotësisht nga aktivitetet dhe raportet zyrtare të PSRK-së që pasqyrojnë dhe tregojnë qartazi të kundërtën e asaj që predikon pandalshëm dhe përditë kjo ministre. Në këtë aspekt, theksojmë se deklarimet e tilla burojnë dhe artikulohen nga pasaktësitë maksimale, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë tërësisht tendencioze ndaj kësaj prokurorie, sepse të thuash se PSRK-ja kontrollon dhe mbikëqyrë vendimet e krejt sistemit prokurorial kinse për verifikimin dhe shkeljen e mundshme të ndonjë ligji, vërtet është një nonsens i llojit të veçantë publik, i padëgjuar dhe krejtësisht imagjinar, gjë që na bënë të vijmë në përfundim se deklaratat e tilla ngritën dhe shuhen në kuadër të spekulimeve, sepse servohen vetëm për nevoja të agjendave ditore politike.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …