leoni

Kryeministri, Edi Rama me tone të ashpra, iu ka përgjigjur akuzave të opozitës për projektin e Portit të ri të Durrësit

Edi Rama: Balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Watch

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas dëshmive  të zyrtarit, Frederick Abrahams se në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja, ka cituar mediat serbe për “ndalime dhe abuzime” në vitin 1998. Kreu i Qeverisë shprehet se balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Watch. Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, th se ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike.mZyrtari i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare që kryen kërkime dhe avokon mbi të drejtat e njeriut – Human Rights Watch, Frederick Abrahams, përfundoi më herët dëshminë e tij për këtë javë në Gjykatën Speciale në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së të akuzuar për  gjoja  krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …