Nevzad Lutfiu: Mësimdhënësit në shkollat e Kosovës Lindore nuk guxojnë të përdorin librat në gjuhën shqipe pa lejen e Ministrisë

Nevzad Lutfiu, ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ta respektojë Kushtetutën për numrin e policëve shqiptarë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovës Lindore, Nevzad Lutfiu ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, që ta respektojnë Kushtetutën për numrin e policëve nga komuniteti shqiptar. Ai përmes një postimi, ka treguar që numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël si dhe shumë prej tyre janë afër pensionimit. Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: ‘Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale’. Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël dhe jo në proporcion me numrin e popullatës shqiptare e cila është në shumicë sidomos në Preshevë dhe në Bujanoc, dikur ishte edhe në Medvegjë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga komandantët më të shquar të saj, …