Sot në Tiranë po mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu, lidhur me çështjen Gërdeci

Sot në Tiranë po mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu, lidhur me  çështjen ‘Gërdeci’. Ndërkohë është bërë e ditur  se Fatmir Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë. Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së Departamenti Amerikan të Shtetit  dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare. Në seancën e fundit, avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por Gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri. Më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu. më 15 mars të vitit 2008, 26 qytetarë  humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake, në Gërdec.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …