Sot, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, do të mbahet Samiti i kryetarëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit

Sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të mbahet Samiti i kryetarëve  të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit. Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia. Në këtë Samit, liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.  Vendet pjesëmarrëse janë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi. Samiti i Brdo-Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar  qysh në vitin 2013 nga kryetari  slloven, Borut Pahor dhe kryetari i Kroacisë,  Ivo Josipoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …