Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Memli Krasniqi: Kosova ka pozicion më të dobët në takimin e sotëm në Bruksel, për shkak të sanksioneve që ia ka vendosur BE-ja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar takimin e sotëm që po mbahet, në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  Kosova ndodhet  me një pozicion më të dobët në këtë takim, shkaku i sanksioneve që ia ka vendosur Bashkimi Evropian. “Shkurt dhe qartë, nuk pres shumë nga ky takim. Është dëshmuar deri më tash që zakonisht takimet e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq janë takime ku nuk ka vullnet për të avancuar procesin e dialogut, por më shumë përdoren për populizëm dhe për politikë të brendshme. Fatkeqësisht, kjo nuk e ndihmon perspektivën e Kosovës në momentin kur ne kemi sanksione nga BE. Në fakt, nesër, Kryeministri Kurti, rrjedhimisht edhe Kosova, shkon me një pozicion më të dobët në këtë fazë të dialogut, pikërisht për shkak të sanksioneve të cilat rëndojnë mbi vendin tonë”, ka deklaruar Krasniqi. Duke përmendur edhe deklaratën e Presidentit të Francës, Emanuel Macron, sa i përket liberalizimit të vizave, Krasniqi ka thënë se është shumë e rëndësishme që Kurti në takimin e nesërm të tregojë maturi, pjekuri dhe përgjegjësi të lartë politike, ka thënë mes tjerash, Memli Krasniqi për “Reporter”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Emmanuel Macron nga Tirana: Dialogu Kosovë–Serbi duhet të rifillojë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare sot në Tiranë, ka theksuar rëndësinë …