EULEX-i

Policia e EULEX-it vazhdon fushatën e bastisjeve e arrestimeve në familjet e dëshmorëve dhe të pjesëtarëve të UÇK-së

Pas bastisjeve në shtëpinë e dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë, ndalimin dhe konfiskimin e telefononit të ish Komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, konfiskimin e telefonit të veprimtarit, Nait Hasani, ditë më partë në Fushë Kosovë, sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t  kanë bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave, në Prishtinë. Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha,  bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur vendimin për  ankesën e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë, në Gjykatën Speciale, në Hagë. Ndërkohë është bërë e ditur se Policia e EULEX-it, me urdhër të Gjykatës Speciale  ia ka konfiskuar telefonin,  Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, pasi ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”, ka deklaruar avokati, Betim Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …