Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Fibulat ilire”

Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Fibulat ilire”

Ndër artefaktet e luajtshme të zbuluara në lokalitete antike arkeologjike në Kosovë, padyshim rëndësi të veçantë kanë edhe fibulat ilire. Ato  bëjnë pjesë në objektet më të përdorura të zbukurimit nga të gjitha fiset ilire. Në disa raste përmes stolive është dëshmuar edhe vet përkatësia ilire. Format dhe varietetet ishin të ndryshme: të thjeshta në formë të harkut apo të cilësuara si krijimtari me evolucion të veçantë siç është fibula e spektaklit të dy spiraleve të ngjitura në mes vete. Forma të tjera që shfaqen në epokën e hershme të hekurit përfshijnë ato me hark, karficat në formë kafshe, karficat në formë gjarpri, etj. Fibulat bëjnë pjesë në trashëgiminë e vlerave  të veçanta për territorin e Kosovës, të cilat ndër të tjera flasin edhe për diferencimin social dhe ekonomik të individëve apo grupeve të shtresave elitare në kohën e neolitit dhe periudhës së vonë të hekurit. Filatelia e Postës së Kosovës, përmes pamjeve të katër pullave postare prezanton katër forma të zbukurimeve nga kultura e begatshme ilire.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës: NESËR FILLON FNP “DRINI POETIK”

Në lokalet e LSHK-së, në Lagjen e Muhaxherëve, nesër në orën 12, fillon festivali ndërkombëtar …