Die Welt: A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke ndodhur para derës së BE-së?

Gazeta gjermane “Die Welt” në një koment redaksional  shkruan se sulmi në veri të Kosovës tregon faktin që  perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja. Brukseli më në fund duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar. Kjo ka ndodhur për shkak të politikës destruktive të presidentit serb, Vuçiq.  Për ngjarjet e fundit në Kosovë gazeta gjermane “Die Welt” ka botuar një koment të ashpër dhe me kërkesa të qarta ndaj BE-së dhe Serbisë. “A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke ndodhur  para derës së BE-së? A nuk po e vërejnë europianët se për presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin është punë e lehtë që atmosferën shpërthyese në Kosovë ta nxisë edhe më shumë me ndihmën e Serbisë si vend kandidat për BE dhe kështu, në rastin më të keq, ta fundos sërish në luftë mbarë Ballkanin?

Kontrolloni gjithashtu

Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës

Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. …