Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, paralajmëroi përforcimin e pranisë së trupave të NATO-s, në kufirin Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Italisë,  Antonio Tajani,  paralajmëroi përforcimin e pranisë së trupave të NATO-s në kufirin: Kosovë-Serbi, për të parandaluar përleshjet e mëtejshme, që kanë për qëllim  ripërtëritjen e dhunës në rajon. Lidhur me këtë paralajmërim ai thotë se ka biseduar  me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u bërë thirrje për inkurajim të dialogut. Në marrëveshje me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme, thuhet  mes tjerash në postimin e ministrit të Jashtëm i Italisë,  Antonio Tajani.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …