Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë, po  vazhdon gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Edhe sot pritet ta vazhdojë paraqitjen  dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorisë,  me kodin W04644. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998, ndërsa disa nga anëtarët e familjes së dëshmitarit u vranë pas ndalimit. Ky është dëshmitari i 26-të i Prokurorisë deri më tani. Në seancën e djeshme,  pyetjet dhe përgjigjet e këtij dëshmitari janë dhënë në sesion privat. Ky dëshmitar i mbrojtur po merret në pyetje edhe në seancën e sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …