Komuna e Malishevës e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Komunal të Regjistrimit të Popullsisë në Komunën e Malishevës, që kryesohet nga kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, dhe në përbërje të zyrtarëve tjerë komunalë, përfaqësues të ASK-së, si dhe të shoqërisë civile. Në këtë mbledhje të parë të këtij Komisioni është diskutuar rreth përgatitjeve të nevojshme për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, me theks të veçantë në territorin e Komunës së Malishevës. Kryetari Kastrati është shprehur se Komuna e Malishevës është e gatshme për këtë proces tejet të rëndësishëm për vendin, dhe madje ka kërkuar nga anëtarët e KKR-së, që të punojnë me kapacitete të plota derisa i gjithë ky proces të përmbyllet, konform afateve të parapara kohore. Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë në Komunën e Malishevës në fund të këtij takim fillestar ka bërë thirrje që të informohen sa më shumë qytetarët e komunës së Malishevës, që të aplikojnë në konkursin për pranimin e Regjistruesve dhe Mbikëqyrësve që do të angazhohen në këtë proces, konkurs ky që do të jet i hapur deri më 2 tetor 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …