Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka deklaruar se UÇK-ja nuk mund të dënohet dhe se ajo përfaqëson një pasuri të popullit të Kosovës. Selimi ka thënë se Kosova nuk do të ishte në gjendjen e sotme pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka përmendur dëshmorët, veteranët dhe invalidët e luftës, duke theksuar kontributin e tyre në çlirimin e vendit. “Kurrë nuk mundet të dënohet UÇK-ja. UÇK-ja është pasuria e këtij populli, pa UÇK-në ne sot s’do të ishim këtu”, ka deklaruar Selimi. Ai ka shtuar se askush nuk mund ta zhbëjë apo ta fyejë UÇK-në, pasi, sipas tij, ajo ka dalë nga populli. “Kush kanë qenë pjesëtarët e kësaj organizate, sa dëshmorë i kemi dhënë në krye me Adem Jasharin, sa veteranë i kemi, sa invalidë. Të gjithë kanë qenë të Ushtrisë më të lavdishme, UÇK-së. Kësaj organizate që ky trup gjykues mendon t’i dënojë. Nuk mund ta dënojë askush”, ka thënë ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
