Xhavit Jashari

Xhavit Jashari kritikon heshtjen e Gërvallës pas aktgjykimit në Hagë: “Është momenti i fundit të korrigjohen”

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për mungesën e një reagimi publik pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Jashari ka thënë se nuk është i informuar për ndonjë reagim të Gërvallës, ndërsa ka rikujtuar deklaratat e saj të mëhershme lidhur me pretendimet për deponimin e dosjeve në Dhomat e Specializuara ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. “E si t’i besojmë ne, përfaqësuesit e kategorive të lirisë, përderisa deri më tani, me sa jam i informuar, nuk ka asnjë reagim? Ministrja e Drejtësisë, e institucionit të Republikës së Kosovës, e Qeverisë së Republikës së Kosovës, atëherë çfarë duhet me thënë?”, ka deklaruar Jashari. Ai ka kërkuar nga institucionet dhe partitë politike që, përtej përplasjeve politike, të bashkohen kur është në pyetje interesi nacional dhe ka theksuar se UÇK-ja duhet të respektohet dhe të nderohet nga institucionet e Kosovës. “Është momenti i fundit që të korrigjohen dhe ta kuptojnë që mbi gjithçka është interesi nacional, është liria e këtij vendi”, ka thënë Jashari. Ai ka bërë gjithashtu thirrje për unitet politik pas aktgjykimit, duke kërkuar që kundërshtimet mes partive të zhvillohen me fakte dhe pa dëmtuar interesin e vendit. “Unë ju bëj thirrje politikës në Kosovë, institucioneve të Republikës së Kosovës, partive politike, që kur është interesi nacional dhe kombëtar të jenë bashkë. Sepse vetëm kështu e mbrojmë të drejtën tonë, vetëm kështu ecim përpara”, ka theksuar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker pas dënimit të krerëve të UÇK-së: U befasova nga dënimi kaq i rëndë

Ish-diplomati amerikan Philip Reeker ka reaguar pas aktgjykimit të gjykatës speciale të Hagës ndaj Hashim …