Flamuri me stemën e UÇK-së valëvitet në Kampionatin Evropian në Francë

Flamuri me stemën e UÇK-së valëvitet në Kampionatin Evropian në Francë

Tifozëria shqiptare, sjelljet e saj të civilizuara si dhe mbështetja dinjitoze e Kombëtares së zemrës, është vlerësuar si mbresëlënëse nga shumica e medieve të huaja që po përcjellin Kampionatin Evropian në Francë. Ndryshe nga tifozëritë ruse, angleze e ukrainase që kanë degjeneruar në dhunë, mbështetësit e Kombëtares kuqezi kanë dhënë shembull me përkrahjen e tyre të pakursyer, të qetë dhe paqësore. Producenti francez, David Guetta në një këngë zyrtare për Kampionatin Evropian ka përfshirë sekuenca kryesisht nga tifozëria shqiptare. Në këtë video, që aktualisht ka mbi 561 milionë shikime, shfaqet edhe një sekuencë ku tifozët shqiptarë valëvisin krenarisht një flamur me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Stema e UÇK-së, ashtu si dhe simbolet kombëtare, janë parë disa herë në tribunat e stadiumeve në Francë. Duhet të përmendet se vitin e kaluar kur u pat luajtur ndeshja kthyese me Serbinë në Elbasan, Qeveria e Edi Ramës nuk lejoi futjen e asnjë simboli me emblemën e UÇK-së dhe as harta të Shqipërisë Etnike me pretekstin për t’iu shmangur provokimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …