Kongresistja republikane, Elissa Slotkin, ka reaguar lidhur me vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën. Zonja Slotkin, thënë se vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë, që t’i tërheq trupat nga kufiri. Ajo theksoi se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare. Sipas Slotkin, SHBA-ja dhe NATO-ja duhet të vazhdojnë të jenë mbrojtës të sovranitetit të Kosovës dhe t’i mbajnë përgjegjës të gjithë sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë” të kalojë kufirin me Kosovën dhe se do t’i tërheqë forcat serbe nga ajo pjesë, duke pretenduar se nuk është e vërtetë se Serbia po e dërgon ushtrinë në kufi. Kongresistja amerikane Slotkin theksoi se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …