Behxhet Pacolli: Edi Rama, po sulmohet nga njerëz që nuk kanë bërë asgjë për Kosovën. përveç shpifjeve, fyerjeve, ofendimeve

Behxhet Pacolli: Edi Rama, po sulmohet nga njerëz që nuk kanë bërë asgjë për Kosovën, përveç shpifjeve, fyerjeve, ofendimeve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Veriu  i Kosovës po trajtohet si tokë e askujt. Andaj është e padrejtë dhe e turpshme të sulmohet kështu kryeministri Rama i cili sipas tij është zëri i vetëm që ka një ‘rezonancë të fortë në avokimin ndërkombëtar për Kosovën’ Jam i bindur se kryeministri Edi Rama ka  folur  për situatën aktuale në Veri, sepse realisht  ajo pjesë e vendit po trajtohet sikur të ishte tokë e askujt. Kjo është thënë tërësisht në një kuptim pozitiv. Është e padrejtë dhe e turpshme të sulmohet në këtë mënyrë kryeministri, Edi Rama,  nga njerëz të paedukuar që nuk kanë bërë asgjë për Kosovën përveç shpifjeve, fyerjeve apo ofendimeve. Edi Rama  po  mbetet zëri më i besueshëm për Kosovën në nivel ndërkombëtar, ka  saktësuar Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Shtrenjtimi i rrymës po godet prodhimin vendor – biznese drejt mbylljes dhe zhvendosjes nga Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se rritja e çmimit të …