Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për shkak të gjendjes së krijuar në Izrael

Për sot është paralajmëruar mblidhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për gjendjen e krijuar nga luftimet në Izrael. Mediet ndërkombëtare njoftojnë për qindra të vrarë e mijëra të plagosur izraelit e palestinez.  Shërbimi i shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka, është cituar të ketë njoftuar se të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael dhe 232 palestinezë në Gaza, që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm mëngjesin e të shtunës. Sipas ministrisë izraelite të shëndetësisë,  rreth një mijë e 500 persona kanë mbetur të plagosur deri më tani. Ndërkohë, ministria palestineze e shëndetësisë ka njoftuar se më shumë se 1 mijë e 600 persona janë plagosur në Gaza. Izraeli filloi sulmet ajrore në territor si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit herët në mëngjes.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …