Enver Tali ka qenë veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare shqiptare. Ishte mësimdhënës dhe edukator shembullor i brezit të ri, ndërsa për veprimtari të organizuar atdhetare, në Komitetin Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi – me Shqipërinë, së bashku me Kadri Halimin e Ali Aliun dhe shumë të tjerë, u burgos dhe u dënua 5 vjet burg të rëndë. Disa herë u izolua si i përshtatshëm ideopolitikisht dhe i rrezikshëm për RSFJ-në. Në vitet e ’90-ta u detyrua të largohet në Turqi, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës. Ai atje hapi Përfaqësinë e Republikës së Kosovës në vitin 1996, zyre kjo që dha një kontribut të veçantë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në Turqi dhe para trupit të huaj diplomatik atje. Përmes kësaj zyreje Enver Tali dha një kontribut shumë të çmuar edhe në mbështetje të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës, në strehimin e refugjatëve, në shërimin e të sëmurëve, por edhe në shkollimin e të rinjve shqiptarë. Varrimi i të ndjerit bëhet më 23. 6.2016 në Prishtinë. Paraprakisht prej orës 16.30 – 17.00 – mbahen homazhe në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinë. 17.00 – 17.30 – mbledhje komemorative, po në sallën Institutit. Në orën 17.30 në Dragodan, ceremonia e varrimit
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4
Kryetari i BDI-ë, Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …