Në Bruksel po mbahet mbledhja e 16-të e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, ku po merr pjesë edhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari

Në Bruksel, po mbahet  mbledhja e 16-të e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, iu ka  bashkuar ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë nga gati 50 vende. Ata janë mbledhur për të diskutuar krizën e vazhdueshme në Ukrainë dhe koordinimin e vazhdueshëm të ngushtë nga komuniteti ndërkombëtar për t’i siguruar popullit ukrainas mjetet e nevojshme për të mbrojtur territorin e tyre sovran. Misioni amerikan i NATO-s gjatë  transmetimit të punimeve të mbledhjes  ka fokusuar, komandantin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari. Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe kryetari  i Ukrainës, Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merr pjesë Sekretari i Mbrojtjes Llojd  Ostin, i cili e ka mbajtur  fjalën e hapjes në mbledhjen e 16-të  të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …