Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbështet ASK-në pa kompetenca dhe kërkon formimin e menjëhershëm të tij

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbështet asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kërkon formimin e tij të menjëhershëm. Në një intervistë për Bloomberg, Hovenier tha se vetëm në këtë mënyrë mund të adresohen shqetësimet e komunitetit serb në veri. Ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht. Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin Asociacionin si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve”, tha ai. Megjithatë, Hovenier shtoi se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Një organizatë e tillë nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive dhe duhet të kufizohet, sepse ne besojmë se pa ato kufizime ajo mund të bëhet diçka që është problematike ose një burim jostabiliteti”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për …