Shqipëria tani është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës

Shqipëria do të jetë njëra nga 15 vendet që do të ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Shqipëria do të jetë njëra nga 15 vendet që do të ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut,  në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo është një mundësi që i jepet për herë të dytë. Pasi lajmit,  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se vendi po merr një tjetër rol ndërkombëtar. “Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB.  123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.  15 anëtarët e rinj të KDNJ: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Domenikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui  dhe Hollanda”, shkruan Edi Rama. Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të ngritur zërin për më të cënueshmit në mbarë botën. Ne jemi krenarë që qëndrojmë krah Shqipërisë në çuarjen përpara të dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek …