Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se forcat izraelite kanë vrarë e masakruar 70 palestinezë në mesin e tyre edhe shumë fëmijë

BBC ka konfirmuar sulmin që  ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din, e cila është një nga dy rrugët e evakuimit nga veriut i Gazës për në jug. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 70 persona u vranë në një vend. IDF-ja izraelite i tha BBC-së se nuk ishte e përfshirë në incident. Nga BBC pretendojnë se videoja është shumë eksplicite për t’u publikuar, pra tregon një skenë të masakrës totale. Burrat shihen duke vrapuar, duke bërtitur dhe vajtuar në ajrin e mbushur me tym. Sirenat dhe alarmet e veturave dëgjohen nga të gjitha anët. Më vonë, trupi i një fëmije të vogël – një djali, i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë – shihet i shtrirë në majë të kamionit, me kokën e tij të përdredhur në mënyrë të sikletshme drejt kamerës. Gazetarët e BBC numëruan të paktën 12 trupa të vdekur me  pamje të tilla çmeritëse. Ata pretendojnë se disa prej tyre janë gra dhe fëmijë të vegjël.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …