Pas kërkesës së Amerikës, Izraeli lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës në pikë-kalimin kufitar me Egjiptin

Zyra qeveritare për media, në Gaza, ka akuzuar Izraelin se po i bombardon furrat e bukës për të shkaktuar më shumë viktima

Zyra qeveritare për media, në Gaza,  ka akuzuar Izraelin se qëllimisht shënjestron furrat e bukës për të shkaktuar më shumë viktima, transmeton Anadolu. Izraeli goditi  drejtpërdrejtë pesë furra buke në zona të ndryshme në Gaza, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Zyra akuzoi Izraelin se kërkon “të shkaktojë numër më të madh të viktimave dhe të përkeqësojë situatën humanitare në Gaza. Këto krime tregojnë se nuk ka vija të kuqe për pushtimin izraelit, theksohet më tej. Izraeli ka nisur sulme ajrore pa ndërprerë në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar të Hamasit në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se është koha që të ecim përpara drejt fitoreve të reja për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të themelimit …