Nait Hasani

S’ mjafton vetëm shkarkimi i Komisionit për Demarkacion, kryeministri Mustafa duhet të japë përgjegjësi e dorëheqje

Duke folur për shkakrimin e Komisionin për demarkacionin me Malin e Zi deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Komisionit për Demarkacion, por se duhet edhe Kryeministri Isa Mustafa të japë përgjegjësi e dorëheqje. Hasani ka thënë se ka qenë kundër Bashkimit Evropian si EULEX, i cili nuk ka sjellë rezultate në drejtësi, por sipas tij është dashur të votohet, ngase drejtësia në Kosovë ende lë për të dëshiruar. Ka pasur raste kur kryetari i Gjykatës së Apelit zihet në flagrancë, duke marrë ryshfet  dhe në skena të ndjeshme të tjera. Janë 400 mijë lëndë që janë të pazgjidhura, dhe ka interferime politike. Vendi duhet të ketë zgjedhje çdo dy vjet, për t’i dhënë mundësinë secilës parti, duke shtuar se në momentin që kanë stabilitet duhet të rrëzohen ka thënë mes tjerash deputeti Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …