Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garant, por nuk janë aktor i drejtpërdrejtë, në dialog, “sqaron” Arber Zaimi i Vetëvendosjes

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Arbër Zaimi, duke  komentuar idenë e kryetares, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Kosova duhet ta shkruajë draft statutin e Asociacionit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar, se ky është vetëm një  qëndrim i saj dhe asgjë tjetër.  Mirëpo  ne aktualisht jemi të përfshirë në një dialogun  që zhvillohet në Brukselm ku BE-ja  është ndërmjetësi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë garant,  por nuk janë aktor i drejtpërdrejtë. Nuk mendoj që jemi në atë pikën ku mund të përjashtojmë Bashkimin Evropian në këtë moment nga ky proces. Opinioni i zonjës, Osmani, megjithatë   nuk është pa rëndësi. Në këtë moment bartësi i procesit është Kryeministri i Kosovës dhe ky proces zhvillohet në Bruksel, ka thënë Zaimi, duke shpërfillur deklaratën e zonjës Osmani dhe duke vënë në pah divergjencat  e Presidencës-Osmani dhe Qeverisë-Kurti për të cilat nuk flitet publikisht, edhe pse ato vlojnë përbrenda.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …