Kryetari Latifi ka nënshkruar marrëveshje me kompani edhe për 6 praktikantë me pagesë, në sektorin privat

Me qëllim të avancimit dhe të zhvillimit profesional të të rinjve, sot kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje me kompani edhe për 6 praktikantë me pagesë, në sektorin privat. Nga këto marrëveshje, komuna e Rahovecit participon me 50% të pagesës mujore, ndërsa 50% biznesi privat. Kjo do të jetë një mundësi për ngritjen profesionale të kandidatëve dhe përgatitje për tregun e punës. Kryetari Latifi i ka falënderuar bizneset të cilat kanë shprehur gatishmërinë për angazhimin e këtyre praktikantëve dhe me anë të kësaj, nxisin bizneset e tjera të aplikojnë për praktikantë nga lista e pritjes me profile të ndryshme.

May be an image of 4 people, newsroom and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë publikoj agjendën e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit

Me rastin e shënimit të Festave të 28 Nëntorit, Komuna e Vitisë, gjegjësishtë zyra e …