Shkëmbime zjarri mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit

Është raportuar për përshkallëzim dhe zgjerim të zonave të shkëmbimeve të zjarrin në Lindjen e Mesme. Ato kanë ndodhur mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit. Radio Evropa e Lirë njofton se aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë kryer sulme ajrore të shtunën përgjatë kufirin me Libanin, pasi grupi militant Hezbollah ka kryer sulme në caqet ushtarake izraelite. Përshkallëzimi është raportuar një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka thënë se grupi i tij i fuqishëm tashmë është përfshirë në luftimet e pashembullta përgjatë kufirit Liban-Izrael. Ai ka kërcënuar me përshkallëzim të mëtejmë nëse Izraeli e intensifikon luftën në Gazë me grupin militant Hamas, i cili është aleat i Hezbollahut. Nasrallah ka thënë se Hezbollahu është i përgatitur për të gjitha mundësitë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …