Shqipëria do të ndërtojë kampe për pritjen e refugjatëve ilegalë që mbërrijnë me varka, në brigjet e Italisë

Shqipëria do të ndërtojë kampe për pritjen e refugjatëve ilegalë që mbërrijnë me varka, në brigjet e Italisë

Shqipëria do të ndërtojë kampe për pritjen e refugjatëve ilegalë që mbërrijnë me varka në brigjet e Italisë. Nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë një vizite të panjoftuar në Itali, ku është pritur nga homologia Gjorgjia Meloni. Rama ka thënë se Shqipëria  i9 ka  borxh  Italisë, për çdo gjë që ka bërë ndër vite për vendin tonë, ndaj edhe do t’i ofrojë këtë ndihmë. Mesa duket, Meloni e cila ka qenë një zë i fortë kundër valës së emigrantëve ilegalë që vijnë drejt Europës por nuk ka gjetur mbështetje te liderët e Bashkimit Europian, ka arritur të bindë kryeministrin Edi Rama Meloni ka thënë se pjesa e financimit të kampeve do të mbulohet nga Italia. Është ende e paqartë se sa është kapaciteti i emigrantëve që do të strehohen në Shqipëri, në të paktën një kamp që do të ngrihet në Shëngjin, ku do të presin deri sa t’u pranohet ose jo aplikimi për azil në Itali. Nuk dihet se sa qendra të tilla do të ngrihen por besohet të jenë më shumë se  pasi dhe Meloni është shprehur se “Shqipëria do të japë disa territore”. (DITA)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …