Komisioni Evropian do të merr masa kundër Kosovës, të cilat do të bëhen të ditura gjatë kësaj jave

Komisioni Evropian qortoi Kosovën e Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Komisioni Evropian ka qortuar Kosovën e Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën. Radio Evropa e Lirë e ka parë një draft të raportit 150-faqesh, në të cilin vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme. Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së. Ky është vlerësimi më i shpeshtë në Raportin të cilin KE-ja pritet ta miratojë pas takimit të Kolegjit të Komisionarëve. Por, në raportet e këtij viti, si në atë për Kosovën, ashtu edhe në atë për Serbinë, një vëmendje e shtuar i është kushtuar përmbushjes së detyrimeve që dalin nga dialogu i Brukselit dhe në këtë çështje të dyja vendet qortohen për moszbatim e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …