Gjergj Dedaj: Nuk kam pasur probleme asnjëherë me UÇK-në por me masakruesit serbë, të cilët ju nuk i keni dënuar dhe nuk i dëboni

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitari, Gjergj Dedaj, në Gjykatën Speciale, ai ka deklaruar se nuk ka pasur probleme asnjëherë me UÇK-në por me masakruesit serbë, të cilët ju nuk i keni dënuar dhe nuk i dënoni. “Serbët janë ata që e kanë bërë atë rast. Serbët janë ata që unë jam sot këtu. Serbët janë ata që e kanë vrarë dhe përgjakur Kosovën. Serbët janë ata që edhe sot nuk e lënë Kosovën të qetë dhe serbët bashkë me Rusinë janë ata që duhet me qenë bashkë këtu në këtë sallë. Ju nuk i keni dënuar serbët. Ju nuk i keni dhënë përgjigje masakrës së Mejes, nuk i keni dhënë përgjigje 40 masakrave në Kosovë. Nuk i keni dhënë përgjigje 20 mijë femrave të dhunuara. Mua duhet me më  thirr të dëshmoj  vetëm për serbët. Unë nuk kam probleme me UÇK-në. Nuk kam pasur probleme me UÇK-në, askush prej tyre nuk ka ushtruar dhunë kundër meje.  Që nga dita e vizitës në Qirez dhe ajo se çfarë kishte ndodhur me pjesëtarët e UÇK-së, kam jetuar duke e përshkruar gjendjen si “gjarpri nën guri, për shkak të fyerjes, denigrimit që imë ka  bërë opinioni për shkak të asaj se çfarë kishte ndodhur, sepse rastin  e kanë ekzagjeruar qarqet e ndryshme anti-UÇK të ndihmuara edhe nga shërbimet sekrete serbe, ka thënë Gjergj Dedaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …