leoni

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier: Nëse nuk ka përparim në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, këto shtete do të humbin miliarda euro

Ambasadori amerikan në Prishtinë  Jeff Hovenier, në një intervistë për Atlantic Council, është pyetur nëse do të ketë pasoja ekonomike  në qoftë se Kosova dhe Serbia vazhdojnë të vonohen edhe më shumë, dhe të mos bëjnë përparim në implementimin e marrëveshjeve dhe obligimeve. Hovenier është përgjigjur se do të ketë humbje të mundësive, duke rikujtuar që kancelari gjerman  Scholz, kryetari, Macron dhe kryeministrja  Meloni në qëndrimin e tyre të përbashkët kanë folur për pasoja pa i specifikuar, meqë s’duan që të duket si kërcënim. Do të ketë humbje të mundësive. Nëse i lexoni qëndrimet e Scholcit, Macronit dhe Melonit ata flasin për të përparësitë nëse ecet përpara dhe për pasoja nëse nuk ndodh. Aty s’janë specifikuar, sepse s’duam që të duken si kërcënime. Hovenier ka theksuar se nga vetë zbatimi i marrëveshjeve ka përparime, duke përmendur me radhë pikat e marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

Gjykata speciale në Hagë ka nënshkruar një marrëveshje me Mbretërinë e Belgjikës, përmes së cilës …