Ushtria izraelite ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme ofenzivën e saj të ashpër të armatosur ndaj Gazës. Mediet ndërkombëtare njoftojnë për luftime të ashpra mes ushtrisë së Izraelit dhe militantëve të grupit palestinez Hamas, pranë spitalit më të madh të kësaj zone. Banorë të zonës ku gjendet spitali me mijëra pacient e shumë të plagosur dhe me dhjetëra mijëra të tjerë që janë strehuar aty, janë cituar të kenë thënë se njësi të snajperistëve izraelitë janë vendosur afër spitalit. Nën-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Munir al-Boursh, është cituar të ketë thënë se snajperët e Izraelit janë vendosur përreth spitalit Shifa, dhe se po shtien ndaj kujtdo që lëviz në oborrin e tij. “Kemi të plagosur në shtëpi dhe nuk po mund të arrijmë tek ta. Ne nuk guxojmë ta nxjerrim kokën në dritare” njofton televizionin Al Jazeera.
Kontrolloni gjithashtu
Kurti në kundërshtim me ligjin – vendimet sociale në prag zgjedhjesh nxisin dyshime për abuzim elektoral
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë një sërë vendimesh për rritjen e pensioneve dhe …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
