Vedat Muriqi ka deklaruar se në Aeroportin e Prishtinës ishte kontrolluar nga policë të Izraelit (!)

Vedat Muriqi ka deklaruar se në Aeroportin e Prishtinës ishte kontrolluar nga policë të Izraelit (!)

Kosova pret Izraelin në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës. Kjo ndeshje ishte parashikuar të luhej në tetor, por lufta që përfshiu Izraelin bëri që takimi të zhvillohet në një moment të dytë. Vetë kushtet në të cilat vjen Izraeli shkaktojnë jo pak tension me policinë e Kosovës që ka marrë masa drastike për të garantuar rendin. Pak para ndeshjes, u publikua  edhe një deklaratë e Vedat Muriqit,  i cili u shpreh se në Aeroportin e Prishtinës ishte kontrolluar nga policë të Izraelit, nga ajo polici  dhe ai shtet që vret me mijëra fëmijë në Palestinë  dhe që nuk i ndal aktivitet sportive, duke gjetur një shtet të brishtë e pa kurriz sikur është Qeveria e Kosovës e cila solidarizohet  me krimin shtetëror të Izraelit kundër popullatës civile në Rripin e Gazës, kur ushtria  e Izraelit deri tani ka vrarë afër 11 mijë civilë në Palestinë, në mesin e tyre afër 5 mijë fëmijë. “Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk kemi pasur probleme. Nuk i kanë pasur policët e vet, po vijnë për të luajtur futboll, apo për diçka tjetër? Besoj presioni nuk është te ne. Ne po shkojmë për sport, jo të luftojmë”, u shpreh Vedat Muriqi në deklaratën që shkaktoi shumë bujë. Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një reagimi zyrtar bëri të ditur se fjalët e Muriqit janë keqkuptuar. Me siguri se futbollistët e Kosovës do të tregohen miq dhe solidarë dhe do t ia japin fitoren Izraelit që i duhet aq shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …