Carlos Isauro Corona: Meksika nuk do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës

Carlos Isauro Corona: Meksika nuk do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i Meksikës në Serbi, Carlos Isauro Corona, ka thënë për mediet në Serbi se Meksika nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj refuzues sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, derisa ka garantuar se “gjithmonë” do të respektojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi i Meksikës për mosnjohjen e Kosovës me siguri nuk do të ndryshojë. Ne nuk  njohim asnjë dokument të Kosovës”, ka thënë ambasadori meksikan. Përveç Meksikës dhe pesëshes së Bashkimit Evropian sikur janë:  Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro – në mesin e shteteve tjera të Amerikës së Jugut që mbajnë akoma qëndrim refuzues  ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës janë edhe Argjentina, Bolivia, Venezuela, Uruguai, Ekuadori, Brazili, Peruja, Kili, Kolumbia dhe Paraguai.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …