Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur me fillimin e krijimit të Asociacionit, ka marrë si argument nisjen e konvertimit të targave në RKS nga qytetarë serbë në komunat e veriut të Kosovës. Ai thotë se autonomia tanimë ka filluar. Nuk ka dyshim që tash kemi të bëjmë me jetësimin e një autonomie politike për serbët e Kosovës, ashtu siç është negociuar në Bruksel dhe Ohër, duke kërkuar përgjegjësi politike për këtë dhe jo të hidhet faji te Gjykata Kushtetuese. Ne duam përgjegjësi politike. Serbët edhe të drejtat e dyfishta i kanë brenda kushtetutës, por ka qenë kompromis politik i yni për pavarësinë. Vendet e rezervuara, është lëshim politik, po është brenda Kushtetutës, por tërë kjo ka qenë lëshim politik i dhimbshëm për pavarësinë e Kosovës, ka thënë mes tjerash kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
