Josep Borrell sot do të kryesojë takimin ministror, “BE-Ballkani Perëndimor”, që mbahet me 6 ministrat e Jashtëm të rajonit

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell sot do të kryesojë  takimin  ministror të quajtur “BE-Ballkani Perëndimor” që mbahet në Bruksel me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit. BE-ja mbështetet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë, thuhet në njoftimin që BE-ja e ka shpërndarë bashkë me  një video të  shkurtër, ku tregohet se cilat do të jenë temat e diskutimit. Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore”. Aty thuhet edhe se “BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm si partnerë të besueshëm. Përgjigja jonë ndaj sfidave aktuale gjeopolitike është solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …