Fatmir Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate e mbështet dialogun që sjell njohjen reciproke, jo dialogun teknik

Famir Limaj: Kush e merr përgjegjësinë politike për autonominë e serbëve brenda Kosovës, e cila tashmë ka filluar me targat

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur me fillimin e krijimit të Asociacionit, ka  marrë si argument  nisjen e konvertimit të targave në RKS nga qytetarë serbë në komunat e veriut të Kosovës. Ai thotë se autonomia tanimë ka filluar. Nuk ka dyshim që tash kemi të bëjmë me jetësimin e një autonomie politike për serbët e Kosovës, ashtu siç është negociuar në Bruksel dhe Ohër, duke  kërkuar përgjegjësi politike  për këtë dhe jo të hidhet faji te Gjykata Kushtetuese. Ne duam përgjegjësi politike. Serbët edhe  të drejtat e dyfishta i kanë brenda kushtetutës, por ka qenë kompromis politik i yni për pavarësinë. Vendet e rezervuara, është lëshim politik, po është brenda Kushtetutës, por tërë kjo ka qenë lëshim politik i dhimbshëm për pavarësinë e Kosovës, ka thënë mes tjerash kryetari i Nismës, Fatmir  Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …