leoni

Kryetari Ramosaj, priti në takim Shefin e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Johannes Stenbaek

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Shefin e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Johannes Stenbaek Madsen me bashkëpunëtorë, ku prezantuan projektet aktuale që po zhvillohen në Deçan dhe biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të reja në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj së bashku me, z. Johannes Stenbaek Madsen vizituan punimet në Shtëpinë Bjeshkatare Alpine “Shkëlzen Haradinaj”, Kompleksin Turistik “Fitnete Ramosaj”, Qendrën Informuese Turistike dhe shtegun alpinist Via Ferrata dhe Resortin në fshatin Belle të cilat janë projekte të themeluara nga programi IPA CBC të mbështetura nga BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …