Rashit Qalaj

Për të shtatën herë më radhë ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, për menaxhimin e rezervave shtetërore

Ka dështuar për të shtatën herë më radhë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e rezervave shtetërore, për shkak të bojkotit nga ana e deputetëve të mazhorancës. Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj u shpreh se deputetët e Vetëvendosjes  po e bojkotojnë me qëllim këtë komision. Sot është përpjekja e shtatë me radhë për konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e dyshimeve lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore. Po e shihni se edhe pas shtatë tentative deputetët e shumicës parlamentare  po e bojkotojnë punën e këtij komisioni me qëllim në mënyrë të planifikuar,  me qëllimin që të gjitha ato dyshime për keqpërdorime mos të dalin në publik dhe mos të njoftohen qytetarët e Kosovës”, tha Qalaj. Ai shtoi se deputetët e partive opozitare pjesë e këtij komisioni janë konsultuar mes vete dhe kanë përpiluar një listë të personave që kanë planifikuar t’i thërrasin për të raportuar në këtë komision.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …