Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm

Besnik Bislimi: Pa nënshkrimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, nuk mund të ecet përpara drejt zbatimit të tyre

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se pa nënshkrim të marrëveshjeve të arritura deri më tani, nuk mund të ecet përpara drejt zbatimit të tyre, derisa homologu i tij serb, Petar Petkoviq, ka thënë se draft-statuti për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka qenë tema kryesore e diskutimit. Të dy janë takuar ndaras me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ndërsa takim trepalësh nuk ka pasur. Bislimi e ka konfirmuar se në takim me Lajçakun është diskutuar për një plan të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për aneksin e zbatimit. Delegacionet Kosovës-Serbi  kanë arritur pajtueshmëri për këtë Marrëveshje në shkurt në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në mars të këtij viti, në Ohër.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë të bëj dekretime për kryeministër

Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të …