Brickos

​Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për projekt-statutin e Asociacionit dhe nenet që duhet të rishikohen

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për projekt-statutin e Asociacionit dhe Marrëveshjen e Ohrit.  Ai ka thënë se janë dy çështje që duhet të sqarohen këtu. Unë dhe Ramush Haradinaj e kemi pasur draftin në dorë. Ramushi në konferencë ka thënë se komentet për draftin i japim pasi që Gjykata Kushtetuese ta bëjë një vlerësim, për shkak të dy klauzolave. Janë dy nene ku flitet në mënyrë eksplicite të saktë, ku thotë se do të hyjë në fuqi kur Gjykata Kushtetuese do ta pranojë  këtë draft. Edhe për tek simbolet pak a shumë e thotë të njëjtin send. Thotë se Asociacioni do ta ketë stemën e vet, flamurin e vet por ato do të jenë në frymën e Kushtetutës. Aty janë për mua tri-katër probleme shumë të mëdha. Problemi I parë është neni 42 që lidhet drejtpërdrejt me Komisionin e Arbitrazhit. Çka është ky komision? Është një trupë e cila do të duhet të zgjidhte papajtueshmëritë, kontestet mes nivelit qendror dhe asociacionit. Jam i bindur se Gjykata Kushtetuese, nëse shkon në Gjykatë, nuk ka si ta pranojë. Sepse teksti  ku shkruhet  për komisionin e Arbitrazhit, i jep një rol Bashkimit Evropian. Ne nuk mund të kthehemi në atë situatë për shkak se kemi institucione, gjykata e lërë më për çështje administrative. Ky nen për vlerësimin tim është problematik dhe kundërkushtetues, ka thënë mes tjerash, Besnik Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …