leoni

Partia Socialdemokrate ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi nisi fjalimin te “Ulpiane Forum”

Partia Socialdemokrate ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi nisi fjalimin te “Ulpiane Forum”

Partia Socialdemokrate dje ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi nisi fjalimin në “Ulpiane Forum”. Aktivistja, Donjeta Demolli në pankartë ka shkruar “po e do Zajednicën” si dhe “po e do edhe pushtetin”. Për këtë aksion ka lëshuar komunikatë PSD-ja, pasi aktivistja Donjeta Demolli është shoqëruar në polici. PSD-ja ia ndali fjalimin Kryeministrit duke ia lëshuar me zmadhues veten e tij kur e mohonte Zajednicën. Sot, për ta ruajtur pushtetin e vet, Zajednicën po ia sjell Kosovës. Nuk do të ketë normalitet me Zajednicën në Kosovë, e me Albin Kurtin kryeministër!”, thuhet në komunikatë. Ndërkohë, aktivistja tjetër Natyra Kuçi, ka thënë se aktivistët e PSD-së  nuk kanë qëllim ta dëmtojnë Kurtin fizikisht”. Kurti tashmë është zhveshur nga të gjitha zotimet, ai tani ka shtuar sigurinë rreth tij për të penguar aksionet opozitare, ka saktësuar aktivistja e PSD-së Natyra Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …