Anthony Blinken

Anthony Blinken ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës së kolonëve të paligjshëm hebrenj, kundër palestinezëve në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me  ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe anëtarin e “Qeverisë së Emergjencës” i cili quhet “kabineti i luftës”. Blinken ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës së kolonëve të paligjshëm hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Në një njoftim nga Departamenti i Shtetit, bëhet e ditur se Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me  ish ministrin Ganc. Në deklaratë bëhet e ditur se gjatë bisedës u theksua rëndësia e dërgimit sa më parë të ndihmave humanitare për Gazën si dhe u diskutua edhe çështja për lirimin e pengjeve, përfshirë shtetasit amerikanë. Sekretari Blinken vuri në dukje rëndësinë e hedhjes së hapave vendimtarë për uljen e tensionit në Bregun Perëndimor përfshirë dhe luftën me nivelin në rritje të dhunës ekstreme të kolonëve”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Po ashtu njoftohet se Blinken ka shprehur edhe njëherë angazhimin e Shteteve të bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e konfliktit të përhershëm  me pranimin e  dy shteteve, Palestinës dhe Izraelit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …