OBSH ka bërë të ditur se 32 foshnje që janë në gjendje kritike, nuk janë evakuuar nga spitali më i madh në Gazë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 32 foshnje që janë në gjendje kritike nuk janë evakuuar nga spitali më i madh në Gazë. Zyrtar të kësaj organizate kanë thënë se pacientët dhe stafi mjekësor, me të cilët kanë biseduar, ishin të tmerruar për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe u janë lutur për evakuim. Radio Evropa e Lirë njofton se ekipi i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se 291 pacientë kanë mbetur në spitalin më të madh në Gazë, pasi trupat izraelite evakuuan pacientët e tjerë. Në mesin e atyre që kanë mbetur në spital janë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht kritike, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin. Largimet masive të shtunën nga spitali nga Izraeli u përshkruan si largime vullnetare. Por, OBSH-ja tha se ushtria kishte lëshuar urdhër për evakuim dhe disa prej të larguarve e përshkruan situatën si eksod me forcë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …